Basha në Vlorë: Programi ynë bën të mundur që fermerët të kenë para në xhepat e tyre

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Novoselë ku është takuar me fermerë dhe banorë të zonës. Basha tha se kudo shikon entuziazëm dhe shpresë për ndryshim. Ai u shpreh se nuk bën premtime, por se me programin e PD ka angazhime dhe një plan të mirëmenduar për bujqësinë, së pari 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar.

Faleminderit për mikpritjen, jam shumë i nderuar që ndodhem këtu. Ky diell që shkëlqen, kjo Vlorë ma mbushin zemrën me gëzim dhe optimiziëm se kudo shoh entuziazëm dhe shpresë për ndryshim. Në asnjë vend të botës nuk ecën as bujqësia, as blegtoria, pa subvencione nga Shteti. BE 1/3 e buxhetit e ka për fermerin. Maq e Veriut 120 mln euro për fermerin. Çfarë kemi bërë ne. E filluam me 2-3 mln dhe shkuam në 20 mln rrënjë ullinj, u bëmë faktor për vajin e ullirit.
Kostoja e prodhimit rritet, çdo proces bujqësor ka nevojë për kujdes, kushton nafta që është më e shtrenjta në botë. Kemi çmimin më të lartë pas Singaporit dhe Suedisë. Shteti nuk interesohet.
Fermeri shqiptar punon më shumë, i mungon mbështetja e qeverisë. Gjëja e parë që kemi është100 mln euro subvencione për fermerin, për të rritur prodhimin. Që Shqipëria duhet të ndryshojë kjo s’ka pikë diskutimi. Duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Tani ka ardhur koha të bëhemi të gjithë bashkë, kjo ndryshon vetëm me votë. Me votë ne do ta ndryshojmë. Dy gjëra ju garantoj, programi jonë për bujqësinë do e vëmë në lëvizje që ditën e parë. Nuk po ju premtoj mrekullira e çudira, por aq sa bën Shkupi, do e bëjmë dhe më shumë se aq.
Ti do të kesh më shumë ullinj për t’i përpunuar dhe tregjet e Europës të hapura për ta eksportuara. Gjërat janë të lidhura, janë të mundshme. Asnjë nga këto nuk është mrekulli janë normalizim. Shqipëria ka nevojë për një plan konkret pune”, deklaroi Basha.

Ai tha se me programin e PD, synohet që fermeri të kthehet në sipërmarrje.
Me programin tonë të gjithë do bëhen kulakë. Të gjithë mundësitë ekzistojnë që fermeri të nxjerrë fitimin, të kthehet në sipërmarrje.
I thoshin dikur në komunizëm kulakë, pse i thoshin në komunizëm kulakë se ishin shtresë e mesme. Po ua them në gjuhë popullore, me programin tonë të gjithë do bëhen kulakë, të gjithë do kenë para në xhepat e tyre, nuk do ta ulin kokën para qeverisë”, u shpreh kreu i PD.
Një fermer nga Trevllazëri e pyeti kreun e PD se çfarë iu premton pasi ky fshat është parë si dele e zezë. Basha tha se nuk janë premtime por angazhime.
Nga unë premtime nuk do dëgjosh. Ai që premtoi 8 vjet dhe nuk i mbajti. Nuk ka premtime nga unë por angazhime. Të vish të premtosh në fushatë është e thjeshtë, ndaj nuk kanë më besim shqiptarët tek politika. Ai politikën e ka parë si instrument për të kapur pushtetin. Unë nuk vij me premtime, këto që ndava me ju janë pjesë e një plani, program i mirëmenduar dhe gjithçka është e lidhur në një të tërë.
Cili është plani për bujqësinë, njësoj si Maqedonia e Veriut, njësoj si Kosova. Nuk i mungon asgjë fermerit dhe agropërpunuesit shqiptar krahasuar me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ju keni pasur qeverinë kundër dhe keni mbijetuar, imagjinoni nesër që qeverinë do e keni në krahë. Janë lekët tuaja, të buxhetit të shtetit. Ai thotë ku do i gjesh lekët, po ti ku i gjen lekët që ua jep oligarkëve, tek buxheti i shtetit. Ka 8 vjet që taksat i ka rritur dhe lekët e buxhetit ia jep një grushti. Lekët e buxhetit të shtetit do i çaj tek ata që paguajnë taksat, tek shqiptarët”, tha kreu i PD.

SHKARKO APP