FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Negociatat dështuan se Rama nuk pranoi qeverie teknike. Protesta dhe mosbindje civile

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar mbrëmjen e sotme në çadrën e PD-së për të shprehur zyrtarisht qëndrimin e tij për negociatat. Kreu i PD-së pranoi dështimin e tyre dhe mosarritjen e një marrëveshje politike.  Sipas Bashës, Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar kushtin kryesor të opozitës largimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike.

Basha falënderoi negociatorët e krizës David McAllister dhe Knut Fleckenstein për përpjekjet për konsensenus.

Basha tha se me gjithë ndihmën e tyre, Rama nuk pranoi qeveri teknike. Basha shtopi se PD ka pranuar shumë prej propozimeve, por “PD nuk mund të pranojë që këto detyra që Rama nuk i kreu kur ishte në qeverisje do ti bëjë në 4 javë të mandatit të mbetur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha shtoi se qeveria teknike është kusht i panegociueshëm i PD-së. “Dua të dencnojë dhe shantazhin e votimit të vetingut me kushtet e tjera. Kjo nuk është çështje dëshire. Edi Rama Rama nuk do as zgjedhje të lira dhe as vetting të vërtetë, sepse i trembet demokracisë së vërtetë”,- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryedemokrati, në prani të dhjetëra mbështetësve në çadër, deklaroi se rezistenca do të vazhdojë. Me tone të ashpra, Basha foli për mosbindje civile dhe protesta në gjithë vendin kundër qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?