Basha: Nuk ka zgjedhje më 18 qershor

Silvana Daja, një nga kandidatet e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, është tërhequr papritur sot nga kandidimi.

Gruaja e ish-kreut të PS në Kavajë, Gentian Daja ka thënë se Kavaja është kthyer në një mollë sherri dhe thotë se ajo nuk do të jetë bllokuese e fateve të të tjerëve.

“Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige. Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt. Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim”, ka thënë Silvana Daja për newsbomb.al.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i opozitës, Lulzim Basha duke folur nga çadra përballë Kryeministrisë ka thënë se zgjedhjet paralamentare nuk do të zhvillohen më 18 qershor, siç është vendosur nga Presidenti i Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen vetëm me një qeveri teknike, e cila do të ketë të gjithë kohën në dispozicion për të garantuar votën e lirë.

Ai paralajmëroi çrrënjosjen e koalicionit të 1 prillit, të cilin e akuzoi për lidhje me krimin. Basha tha se shqiptarët nuk do të pranojnë më të trajtohen si budallenj.

“Budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë vendosur që të mos pranojnë më të trajtohet si të tillë nga një bandë kriminelësh.”

Kreu i PD-së ngriti shqetësimin edhe për çmimin e naftës në vend, i cili është më i larti në rajon. Sipas Bashës, Rama jo që nuk mbajti premtimin për uljen e çmimit, por vendosi taksa që sollën rritje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?