Basha pas takimit me Donald Lu: Meta dhe Tahiri të korruptuar

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Brendshëm, të cilët, sipas tij, janë nën akuza të rënda.

“Numri dy i vendit, Ilir Meta, është zbuluar se ka marrë ryshfet nga një kompani e bekuar prej tij. Faktet janë bërë publike, ryshfeti i tij është paraqitur si argument në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë, nga Zyra ndërkombëtare e Avokatisë e Qeverisë shqiptare. Ministri i Brendshëm akuzohet nga Dritan Zagani, oficer i lartë i policisë, i angazhuar për vite në luftën antidrogë, si kumbari i bandave të narkotikëve në Jug, kryesisht në Vlorë.

Fakte dhe prova kanë dalë në publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjetet private të ministrit janë përdorur prej kushërinjve të tij Habilaj, që njihen si kokat e trafikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksionet antidrogë të policisë janë dekonspiruar në mënyrë të përsëritur, duke ndihmuar trafikantët e duke vënë në rrezik jetën e oficerit e familjes së tij”, – shkruan Basha në Facebook.

Më tej, kryetari i PD-së shprehet se, në mes të këtyre ngjarjeve të rënda, kryeministri Edi Rama mbështet krimin dhe korrupsionin.

"Quo Vadis Shqipëria.

Qytetarët e vendit me jetën që u është bërë ferr nga qeveria, janë shtangur nga këto raste korrupsioni dhe lidhje me krimin.

Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të alarmuar.

Ndërkohë që këto ngjarje të rënda ndodhin, Edi Rama i thotë marshalla krimit e korrupsionit, ndan hesapet me ortakët e zyrtarët e tij, dhe i sulet si bishë të pamundurve.

Partia Demokratike nuk do të lejojë që vendi ynë të përfundojë në republikë me standardet e Mugabes për korrupsion e me rekordet kolumbiane për drogë.

Nuk kemi për ta lejuar. Jemi më të fortë e më të vendosur se kurrë bashkë me qytetarët e vendit", shprehet ai.

Ky postim i Lulzim Bashës ka ardhur vetëm 2 orë pas takimit, që ky i fundit pati me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu, në selinë e PD-së, takim ky që sipas burimeve të Top Channel është zhvilluar kokë më kokë mes të dyve.

Të tilla takime, ambasadori Lu ka pasur gjatë pasdites edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?