Basha për sulmin e Metës dhe Kryemadhit ndaj SPAK-ut: Kush ka bërë krim, s’e bën dot gjumin e qetë!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar gjuhën agresive të ditëve të fundit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kreut të SPAK.
“Kush e di se çfarë ka bërë, ka arsye sot të jetë në panik. Nuk do futem në aspekte teknike hetimi, por dhe sikur mos kishim SPAK, është një aksiomë e vjetër e kriminalistikës, që kush ka kryer një krim nuk e bën gjumin e qetë.
SPAK i ka trazuar politikanët e korruptuar”, tha Basha ndër të tjera në Top News.