Basha: Përballje pa kthim, 1 mln shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit

Kryesia e PD-së ka vendosur që protesta e radhës e opozitës do të jetë në 25 maj në mbrëmje. Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha tha se vendi është në kushtet grushtit të shtetit.

”Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia dhe zgjedhjet e ndershme. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do të jetë shërbëtor i krimit”.

Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit. “Koalicioni opozitar ka shqyrtuar gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të gjykatave dhe kapjes së prokurorit. Përmes përgjimeve provohet përfshirja e Edi Ramës në vjedhjen e votave. Bild ka bërë një panoramë për narkoshtetin tonë por ka zbuluar diccka që organet ligjzbatuerse në Shqipëri, në dosjen 184 figuron vetë Rama duke u sigurruar për skenarin e vjedhjes së votave. Gjylameti do ishte bashkë me Spiropalin në këtë dosje. Spiropali është pjesë e hetimeve për dosjen e Xibrakes. Nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka blerë votat. Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shteit. Edi Rama ka përcaktuar një kur pëprlasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokës e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër. Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj. Mbi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit. Vangjush Dako ikën nga gara dhe përcakton se kush do të garojë. Pyetja është a do vazhdohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund për të çinstaluar tiraninë e krimit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, Betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?