FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha porosit strukturat e PD: Mos sulmoni Topallin, Selamin e Bregun. Të respektohet mendimi ndryshe

Pak orë pasi Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë kritika të forta nga tre deputetë të partisë së tij, ka ardhur edhe një reagim i tij.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Basha ka qenë deri vonë në çadër ku ka biseduar me anëtarët dhe ka folur pa praninë e mediave. Mësohet se ai iu ka dhënë porosi anëtarëve të mirëkuptojnë e të mos sulmojnë kritikuesit.

“Ne jemi parti e lirisë, e krijuar për lirinë dhe është pasuri mendimi ndryshe dhe kritikat”, mësohet të ketë thënë kreu i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë deputetët Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami ata që kanë folur ashpër sot kundrejt linjës që po ndjek kreu i PD-së. Sipas tyre mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje dëmton partinë dhe vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?