Basha pret kreun e Vetëvendosjes: Bashkërendimi i vërtetë Tiranë-Prishtinë do të shmangë amatorizmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë. Kryetari i opozitës theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

Në veçanti ky bashkërendim duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?