Basha: Protestat kundër parkut të lojërave te Liqeni nuk do ndalen

Partia Demokratike do të vijojë të kundërshtojë punimet për parkun e lojrave të fëmijëve në kodrat e Liqenit Artificial dhe këtë qëndrim e ripërsëriti edhe njëherë tjetër Lulzim Basha.

Sipas tij, tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e parkut, por të ligjit.

“13 burra e të rinj demokratë, që u ngritën për të mbrojtur parkun e ligjin, që u dhunuan brutalisht dhe u rrëmbyen me policë me maska, e u mbajtën 3 ditë në arrest të paligjshëm, dolën të lirë, më të vendosur e me më shumë energji për t’i shërbyer kësaj kauze të qytetit, të vendit dhe demokracisë. Në sytë e në zërin e këtyre burrave ka vetëm vendosmëri dhe entuziazëm për të vazhduar me forcë betejën me tiraninë”, thotë Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi shpreh mirënjohjen për 13 të ndaluarit nga policia në protestën e para disa ditëve për kundërshtim të forcave të policisë, Basha shton se kauza e tyre sot i ka bërë bashkë gjithë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot, bashkë me demokratët e mbarë qytetarët e vendit, jemi më të bashkuar e në shumicë absolute për të mbrojtur qytetin, ligjin, demokracinë para oligarkisë dhe bandës në ikje”, deklaron ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?