Basha publikon një tjetër dështim të Ramës: Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet e shëndetësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me një tjetër denoncim të dështimeve të qeverisë Rama.

Bëhet fjalë për shpenzimet në sektorin e shëndetësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Shqipëria renditet e fundit në Evropë për shpenzimet në shëndetësi.

100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është renditja e Shqipërisë për shpenzimet e shëndetësisë krahasuar me vendet e Evropës, shtron pyetjen Lulzim Basha.

E 17-ta

E 20-ta

E fundit

Përgjigja: Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpenzimet e shëndetësisë, 3.5 herë më pak se mesatarja”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

SHKARKO APP