Basha publikon videon: Shqipëria shtet i kapur për shkak të korrupsionit

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaron se Shqipëria është një shtet i kapur për shkak të korrupsionit, duke iu referuar raportit të “Transparency International”.

Në një video tjetër për “100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha e rendit korrupsionin një tjetër nga dështimet e kryeministrit.

52 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
A është Shqipëria një shtet i kapur për shkak të korrupsionit?
Përgjigjja Po.
‘Transparency International’ e rendit Shqipërinë ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive dhe lidhjeve të personalizuara”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?