Basha: Qëndrimi i Gjermanisë, lajmi i keq dhe lajm i mirë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të deputetit gjerman për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një postim në Facabook Basha shkruan se është koha që gjithë politika të bashkëpunojnë për procesin e integrimit.
Postimi i plotë në Facebook:
“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot.
Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.
Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjjthë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
KOHA JONË SONDAZH

