Basha: Qeveria “Rama”, 7 vite vetëm dështime

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një mesazhi në Twitter i ka dhënë përgjigje deklaratave të sotme të Edi Ramës në parlament.

Basha shkruan se pas 7 vitesh dështime dhe shkatërrim të ekonomisë e shëndetësisë, shumëkush mund të mendoje se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim.
Por kreu i PD-së shkruan se ndryshimin do ta ‘bëjmë realitet bashkë’.

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës: “Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe.
Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”,- shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?