Basha: Rafineria e Ballshit, aferë korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me drejtues të strukturave të kësaj partie në Mallakastër dhe Patos, deklaroi se rafineria e Ballshit është afera më e re korruptive e Edi Ramës.

Sipas tij, kryeministri dhe miqtë e tij nxjerrin miliona euro në muaj nga nafta, ndërsa naftëtarët marrin paga qesharake dhe punojnë në kushtet e pasigurisë teknike.

Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjesëtojeni për 5.000 naftëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikur ky fitim t’u shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2.000 euro për naftëtar, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar. Por ata kanë rroga minimale dhe pasiguri për nesër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vend që të kemi 5.000 naftëtarë me një pagë dinjitoze, nuk po them 2 milionë e 600 mijë, por të paktën 500 apo 600 mijë lekë, kemi Beson me një grusht njerëzish, që fusin në xhepat e tyre 10 milionë euro  në muaj dhe i ndajnë me Edi Ramën.

Ky është realiteti i Shqipërisë sot, qeveritarët e korruptuar e kanë kapur prej fyti buxhetin e shtetit. Një grusht monopolistësh po vjelin pasuritë e shqiptarëve dhe nga ana tjetër mbështeten te një grusht kriminelësh që shfrytëzojnë mijëra shqiptarë, midis tyre fëmijë dhe gra për ta mbjellë Shqipërinë me hashash”, tha Basha.

Kreu i PD-së u shpreh më tej se përballë tyre kanë një betejë të vështirë për përmbysjen e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar, që do të bëjë gjithçka për të mbrojtur miliardat e përfituara nga buxheti i shtetit, krimi dhe droga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?