Basha: Rama dhe Tahiri, tallen me Shqiptarët
Një propagondë pa shije, një skenar i turpshëm, janë këto disa nga fjalët që ka përdorur Kreu i opozitës Lulzim Basha, menjëherë pasi ka përfunduar takimi i qeverisë me temë" Antidroga, një histori suksesi".
“Qindra oficerë policie janë thirrur me dhunë në kazermën mediatike të Ramës, ndërsa trafikantët vazhdonin aktivitetin e tyre, plantacionet e drogës shtohen, parcelat që ruhen me armë në krahë nga habilajt dhe shullazët e Tahirit”, deklaroi Basha.
Sipas Bashës, e "vërteta", që u shfaq sot përpara Shqipatarve nuk është më shumë veç se një bilanci i çuar dëm për propagandë, ndërkohë që Edi Rama shkumëzonte dhe djersiste kundër opozitës dhe medias që, sipas tij, i ka nxjerë në shesh të palarat dhe lidhjet e kësaj Qeverie me krimin dhe narkotrafikun.
Për shefin e opozitës, kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama nuk mund ta luftojnë trafikun e drogës, sepse: “Ka caktuar narkotrafikantët në administratë, në Parlament, kryetarë bashkie. Emblema e Ramës janë roshët, bushët, bardhët, ndonët, peçët e të tjerë. Trafikantë të dënuar apo të ndjekur që administrojën sot territore me pushtetin që u dha Edi rama”, deklaroi kreu i PD-së. Basha përmendi disa raporte ndërkombëtare për vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ku sipas tij, Shqipëria vlerësohej për luftën kundër trafikut të drogës dhe ishte hequr nga lista e vendeve tranzit të saj.
“Të nisë dekriminalizimi dhe nisja e tij nga testi i drogës për ty dhe ministrit tënd. Do të ishte një fillim i mbarë”, përfundon deklaratën e tij Basha.
KOHA JONË SONDAZH

