FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Rama i dështuar, nxinte sot në Kavajë. Detyrimi i nxënësve, fakt se me të s’ka zgjedhje të lira e të ndershme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se kryeministri Edi Rama preku fundin e tij politik në takimin elektoral të Kavajës.

Reagimi vjen ndërkohë që pak më herët, Rama zhvilloi një takim në këtë qytet ku më 7 maj pritet të zhvillohen zgjedhjet lokale.

“Sot, Edi Rama është rikthyer me fjalë më akte, me gjeste aty ku shqipëria ishte 27 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është kthyer në shëmbëlltyrën e shëmtuar të diktaturës komunsite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot është një ditë e dëshpëruar për Edi Ramën, i cili e provoi këtë para njerezve të Kavajës, para nxënësve, mësuesve, prindërve.

U rdhëroi si askush në 27 vite, mobilizimin me forcë të nxënësve, mësuesve duke I kërcënuar dhe detyruar për të marrë pjesë në takimin me të.

Nxinte sot Kavaja, por më shumë nxinte Rama sot në Kavajë, i cili preku fundin e tij që mbolli për 4 vite në kavajë dhe në gjithë Shqipëerinë.

Provat, fakte, video të atyre  të urdhëruar për rtë pritur kryeministrin e dështuar janë fakte të shtuara në dosjen që e di gjithë bota, se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”- tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?