Basha: Rama ka futur vendin në krizë të thellë kushtetuese

Mbrojtja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka nga socialistët në seancën e të enjtes, ka sjellë reagimin e Lulzim Bashës. Ai shprehet se Edi Rama e ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij. “Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij. Mbrojtja e mandatit të deputetes Xhaçka, duke i vendosur minat ligjit themeltar të shtetit, tregon edhe njëherë, se Rama nuk ka prioritet as Shqipërinë, as shqiptarët, por interesat e tij dhe ortakëve të tij strategjikë, me të cilët keqqeveris vendin”, shkruan Basha. Sipas tij Rama e ka kthyer kushtetutën në një letër higjienike dhe i bën thirrje SPAK-ut t’i shkojë deri në fund hetimit për statusin e investitorit strategjik.

Postimi i plotë

Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtja e mandatit të deputetes Xhaçka, duke i vendosur minat ligjit themeltar të shtetit, tregon edhe njëherë, se Rama nuk ka prioritet as Shqipërinë, as shqiptarët, por interesat e tij dhe ortakëve të tij strategjikë, me të cilët keqqeveris vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes amnistimit të Xhaçkës, Rama kërkon amnistimin e tij. Por, kthimi i Kushtetutës, në një letër higjenike nga ana e kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik.

Shqipëria meriton më shumë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?