Basha: Rama kopjon propozimin e PD-së për biznesin e vogël

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama për kopjim të propozimit të demokratëve lidhur me lehtësirat për biznesin e vogël.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se certifikata e detyrimit të shlyer është propozuar nga PD para një muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si çdo kopjim i keq, dhe ky që kryeministri i rrëzuar i ka bërë paketës sonë është i bastarduar, i pjesshëm demgogjik ineficenët. Kryeministri i rrëzuar e përvetësoi propozimin tonë dhe e shpalli sot para biznesit të vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akoma më e rëndësishme është zbatimi konkret për pullën fiskale, apo certifikatën siç e quajti kopjaci për të mos u dukur kopjac. I intereson vetëm propoaganda, vetëm të shtyjë ditët.

PD dhe unë do të shtyjmë dhe do të ngulmojmë me forcë në bashkëpunim me sipërmarrjen e vogël për çlirimin e saj ndaj dajakut e kusarisë qeveritare të Edi Ramës”,- tha Basha.

Basha tha se opozita e ka gati paketën që nesër do të jetë programi i ardhshëm qeverisës i PD-së. “Opozita e ka këtë paketë që po e konsulton dhe konsolidon në komunikim të hapur, para se ta paraqesë në formë institucionale si programin e ardhshëm qeverisës të PD-së.

Unë deklaroj sot se kacavjerrja pas një elementi të veçantë të paketës siç është pulla fiskale, duke injoruar elementët e tjerë është tregus i qëndrimi prej të mbyturi, politikave demagogjike që nuk çojnë askund”,- tha z. Basha./Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?