Basha: Rama nuk mban përgjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve
Pas konferencës për shtyp të kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet në një status në Facebook se: “Kryepërgjegjësi vazhdon të kërkojë lart e poshtë fajtorë për gjithçka”.
Sipas Bashës, Rama nuk pranon dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve, duke e quajtur daljen e kryeministrit si një sfilatë 1 orë para mediave.
“Kryepërgjegjësi vazhdon të kërkojë lart e poshtë fajtorë për gjithçka, ndërkohë që nuk pranon e nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve, për dështimin në çdo drejtim, për korrupsionin masiv, për vjedhjen e 160 milionë dollarëve vetëm në dogana e tatime në 6 muajt e parë të vitit. Quan sukses përfshirjen e shefit të tij të policisë së Vlorës në trafikun me avion të drogës, dhe flet për rritje ekonomike, ndërkohë që varfëria e papunësia thellohen çdo muaj, dhe eksodi nga dëshpërimi i bashkqytetarëve vetëm rritet. Sfilon 1 orë para mediave si dikush që sapo ka shkelur në vendin tonë, ndërkohë që është vetë autor i taksave të larta, është shkaktar i krizës ekonomike, i mungesës së investimeve, i promovimit të krimineleve në zyrat e shtetit, i vrasjes së shpresës së shqiptarëve”, shkruan Basha.