Basha: Ramën nuk e zë gjumi për 200 milionë eurot e 6 kullave tek Teatri
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, ku duke marrë shkas nga insistimi i kryeministrit për shembjen e godinës së tij, thekson se Edi Ramën nuk e zë gjumi për 200 milionë eurot e 6 kullave tek Teatri.
“Puna e Teatrit ishte loooja!
Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!
Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës:”, thekson kryedemokrati Basha duke i bashkëngjitur qëndrimit të tij dhe një videomesazh ku argumentohen arsyet që fshihen pas nismës për shembjen e Teatrit.