Basha-Ramës: Flet për informalitetin, njeriu që deklaroi 3 mijë euro pasuri

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar për nisjen e luftës kundër informalitetit në ekonomi ka reaguar lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Në profilin e tij të Facebook, Basha e akuzon kryeministrin se fshehu pasurinë e tij prej vitesh. Sipas kreut të PD-së, “çorba është e prishur” dhe ajo që pritet prej Ramës është kërbaç për të pamundurit dhe shkelje syri për miqtë.

“Sa i besueshëm mund të jetë kur flet për informalitetin dikush që ka fshehur pasurinë e tij prej vitesh, duke deklaruar 3 mijë euro pasuri e duke u shpallur i pastrehë. Kjo edhe pse pasuria e tij prej favoreve ndaj klientelës është e njohur nga i madh e i vogël. Kur predikon kundër informalitetit përfituesi më i madh prej tij, çorba është e prishur. Kërbaç për të pamundurit, shkelje syri për miqtë, kjo është e vetmja që pritet prej tij”, shprehet Basha.

SHKARKO APP