Basha ultimatum Ramës: Ke vetëm 48 ditë para se të shpallim luftë totale

Kreu i PD-së i është përgjigjur deklaratës së djeshme të Edi Ramës, se PD-ja kishte vetëm 48 orë kohë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve, ose në të kundërt partia do të ishte pjesë e të shkuarës.

Duke folur në ‘çadrën e lirisë’ Basha është shprehur se Rama nuk mund të shantazhojë apo të blejë opozitën.

Ja çfarë deklaroi Basha: “Grushti i njerëzve dhe kapoja i tyre ka paska dhënë që të bëhemi pjesë dhe alibia e teatrit të kukullave që do të vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve. Që asgjë të mos ndryshojë, që kryebashkiakët kriminelë të jenë ende, që drejtorët e administratës të vazhdojnë të vjedhin. Përgjigja ime është kjo: Ke vetëm 48 ditë para se të shpallim luftë totale për të rrëzuar republikën e vjetër. Mos bindja civile duke nisur që në datën 7 maj nga kryeqyteti i demokracisë, Kavajën për tu shtrirë në çdo qytet e shqiptar, për të kulmuar në datën 18 qershor kur shqiptarë do të marrin kontrollin e vendit të tyre. Harroje se mund të trembësh apo të blesh PD e këtë bashkim të madh qytetar”,- tha kreu i PD-së.

Qëndrimi i Bashës vjen në kohën kur nga PS-ja shpresoj se këto orë do të kishte një marrëveshje. Me deklaratën e sotme, Basha i ka dhënë fund çdo aludimi dhe ka konfirmuar qëndrimin për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se shqiptarët janë para dy zgjedhjeve, ose t’i nënshtrohen tiranisë së krimit dhe korrupsionit ose të ngrihen bashkë kundër keqqeverisjes.

“1 Maji nuk ka si të jetë festë. Është dita për të kujtuar poshtërimin. Kush harron historinë është i destinuar ta përsërisë. Duhet të bëhemi gati të pranojmë edhe një tirani tjetër, të drogës, korrupsionit. Ftesa ime ndaj çdo qytetari që nuk do të zbarritet në këtë bulevard është të ngrihemi, të bashkohemi dhe ti shporrim me forcën e bashkimit popullor”,- tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama për punësimin, duke i cilësuar rrena të turpshme shifrat e publikuara prej tij. “Mashtrimi dhe propaganda ishin veçoritë e atij regjimi, mashtrimi dhe propaganda janë armët e Edi Ramës. Rrena më e turpshme, më e pamoralshme ishte sot për punësimin. Njeriu që premtoi 300 mijë vende pune sot për bilanc ka 300 mijë shqiptarë rrugëve të Europës. Fakte të tjera janë nga BB, mikesha e Kryeministrit që ka firmosur qindra-miliona euro kredi që i ka bërë rrush e kumbulla, ajo thotë se në gjithë Ballkanin Perëndimor janë krijuar 300 mijë vende pune, ndërsa në Shqipëri dhe Bosnje janë humbur vende pune. Në Shqipëri me Edi Ramën ekonomia u shkatërrua, vende pune nuk u krijuan por vende pune u asgjësuan.

Duke folur nga çadra e protestës, Basha tha se “Edi Rama dhe e ashtuquajtura PS që nuk ekziston më, rahmet pastë, u preftë në paqe. Rilindja e inkriminuar nuk do t’ia dijë as për punonjësit, as për pagat e tyre, as për të drejtat e tyre, as për të shpunësuarit. Ka vetëm një mision që i ka dalë në shesh nga KLSH, 2.8 miliard euro kanë vjedhur në katër vite”,- tha Basha.

SHKARKO APP