Basha, Ramës: Mjaft me gënjeshtra, merru me pandeminë!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Edi Ramës lidhur punën e tij gjatë kohës që ishte pjesë e strukturave të UNMIK në Kosovës.
“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”,– shprehet Basha në një postim në Twitter.
Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit! pic.twitter.com/zvYZo4GJSt
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 16, 2020
https://arkiva.kohajone.com/rama-nuk-heq-dore-nga-akuzat-per-uck-lulzim-dil-dhe-fol/
KOHA JONË SONDAZH

