Basha, Ramës: Mos lexo vjershat e Ballës, se s’të çojnë kurrkund. Të paktën Blushi ka çik dorë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i vendosur sa i takon kërkesave për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë qëndrimi të opozitës në çadrën e protestës, Basha vijon akuzat ndaj kreut të Qeverisë për lidhje me drogën dhe krimin.

Basha nuk ka ngurruar të thumbojë kryeministrin Rama edhe sa i takon raporteve me Ben Blushin. Duke u ndalur tek deklaratat e kryeparlamentarit Meta për të dialog dhe garanci për zgjedhje të lira e të ndershme, Basha tha “kryeministit Rama nuk i mjafton as Meta dhe as aleatët e tjerë”.

“Ne do të shkojmë në zgjedhje të lira e të ndershme vetëm me qeveri teknike. Edhe Meta të ka thënë liroje karrigen t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Por Ramës nuk i mjafton të dalë në kushte të barabarta të garës. Nuk i mjafton as Meta as aleatët e tjerë. Ai del vetëm kur është i lidhur me 1000 fije me krimin. Ndaj nuk e lëshon karrigen e kryeministrit, sepse ka frikë nga gjykimi i qytetarëve shqiptarë. E ka lidhur fatin e tij politik me drogën, krimin, miliardat e korrupsionit dhe një grup oligarkësh. Dil para qytetarëve i zhveshur nga privilegjet e pushtetit. Mos lexo vjershat e Ballës se nuk të çojnë larg, lexo të paktën e Blushit, se ai çoç ka dorë”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?