Basha – Ramës: Po pive shishe verë që bëjnë sa 10 pensione mesatare, shqiptarët mjeranë do të të duken

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar ditën e sotme nga çadra e protestës, kryeministrin Edi Rama se e ka lënë Shqipërinë dhe shqiptarët të mjerë.

Kreu i opozitës tha se “Shqipëria sigurisht do të jetë e mjerë nëse kryeministri pi shishe verë që kushtojnë sa 10 pensione mesatare”.

“Kur pi shishe vere që bëjnë sa 10 pensione mesatare normalisht që njerëzit që mblidhen në çadër të duken mjeranë, se të mjerë e bëre ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe popullin tënd të varfër. Mjerimi është vepra jote Edi Rama, dhe e oligarkëve barkderrë me të cilët shkatërrove Shqipërinë. Këta janë të mjerë, ju jeni të mjerët, se të privilegjuarit janë atje prapa fasadave, të ulur mbi sënduqet e drogës, me drogë poshtë këmbëve, me drogë poshtë hundëve. E ke sjellë ti mjerimin e njerëzve, socialistë e demokratë. Prandaj të paralajmëroj të mos t’i hedhësh benzinë zjarrit të përçarjes. Hiq dorë nga kërcënimi i opozitës dhe kauzës së shqiptarëve të ndarë. Po e kërkon me qiri konfliktin mes shqiptarëve, por ata nuk kanë, sepse janë të mjerë, të majtë e të djathtë, se kështu e bëre Shqipërinë ti me drogën e kriminelët e tu. Nuk ka e nuk do ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit dhe qeverisë së krimit,” tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?