Basha: Rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën, Berisha nuk e mund dot Ramën në zgjedhje
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vulën e PD-së ja la Sali Berishës, tashmë si deputet, Lulzim Basha ka vendosur për të bërë rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë. Pas mbledhjes me grupin e tij, ku tashmë nuk dihet sesa deputetë do të ketë, tha se PD duhet të kthehet tek vlerat.
“Ne besojmë dhe do të kërkojmë që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD të Shqipërisë është në vlerat që ka lindur, nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, aleatëve, ndaj beteja jonë e parë përmes rekursi do jetë që PD t’u kthehet idealëve dhe demokratëve”, tha Basha.
Ai nuk e përcaktoi qartë nëse do ketë një parti të re apo jo. ”Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë dhe profesionale dhe juridike e përfaqësuesve tanë se vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar, do të presim zbardhjen e vendimit dhe do të bëjmë rekus. Në cdo rast shqiptarët do kenë alternativën e tyre dhe ne do të jemi në zgjedhje”, deklaroi ai.
Në fund ka edhe një mesazh për Berishën, për të cilin tha se Ramën nuk e mundon dot në zgjedhje. ”Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën, por është aset i Ramës”,- përfundoi Basha.