Basha rrëfehet tek CSU e Gjermanisë: S’ka zbatim të dekriminalizimit

Në një takim me nën/Kryetarin e CSU dhe zëdhënës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në CSU,Christian Schmidt, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur pesimist për mos zabtim të ligjit të dekriminalizimit.

“Për fat të keq,- tha Basha,- kthimi i drogës në aktivitetin më të madh prodhues në vend ka nxjerrë ne pah forcimin e krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me segmentet më të larta shtetërore”.
“Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh z.Basha.

Duke folur për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, Basha shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha me cështjet që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha e falenderoi Schmidt për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania, populli gjerman dhe CSU, i kanë dhënë Shqipërisë që nga hapat e para të demokracisë dhe deri me sot, për konsolidimin e institucioneve dhe shtetit ligjor, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe integrimin europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtari i lartë gjerman, ministri Schmidt vlerësoi rolin dhe kontributin e Partisë Demokratike në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe sot në opozitë, si edhe bashkëpunimin ndër vite mes Partise Demokratike dhe CSU dhe vuri theksin në thellimin edhe me tej të këtyre marrdhënieve si parti si-motra anëtare të të njëjtës familje politike europiane të EPP. Ai garantoi z.Basha, se CSU do të jetë në krah të Partise Demokratike në cdo sfidë që ajo dhe Shqipëria do të kenë përpara.

Kryetari Basha tha se PD ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të Shqipërisë, në sinkron të plotë me parimet themelore të Partisë Demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?