FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: “Shërbëtorja” e Ramës po liron Shullazin

Gjatë Konferencës Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE, kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur u ndal edhe tek çështja Shullazi. Basha e cilëson Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku si ”shërbëtore” të Ramës.

”Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha,sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhënë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës”, tha ai.

Në takimin po diskutohen temat: “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE? Roli i gruas në Procesin e Integrimit” marrin pjesë edhe Doris Pack, Presidente e EPP Women si dhe Patrick Voller, Sekretar për marrëdhëniet me jashtë të PPE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?