Basha: Shqiptarët o me Ramën dhe shokët e tij, o me fëmijët dhe familjet! ”313” është simboli i kësaj qeverie

Lulzim Basha zhvilloi një takim në degën 2 në Tiranë për prezantimin e kandidatëve. Ai paralajmëroi se më 11 maj qytetarët do të kenë mundësinë të bëjnë zgjedhjen e duhur, o me Edi Ramën dhe shokët e tij, o me fëmijët dhe familjet shqiptare.

Basha tha se zullumi i qeverisë aktuale është në kulm dhe e akuzoi për korrupsion dhe mungesë mbështetjeje për fermerët. Po ashtu nënvizoi se “313” është simboli i kësaj qeverie dhe u shpreh se Koalicioni Euroatlantik do të luftojë për të kthyer lekët në xhepat e shqiptarëve.

”Lekët e taksave të shqiptarëve o do jenë tek fermeri shqiptar, o do jenë në xhepat e shokëve të Ramës. Lekët e taksapaguesve europian o do të vijnë për subvencione te ju, ose do të përpihen siç janë përpi e do të kthehen në restorante e vila luksoze për qeveritarët. Kjo është zgjedhje që kemi më 11 maj.

O jeni me Edi Ramën, o jeni me fëmijët tuaj, o jeni me Edi Ramën o jeni me familjen tuaj, o jeni me Edi Ramën o jeni me xhepat tuaj, o jeni me Edi Ramën dhe shokët e shoqet e tij tek 313-ta, o jeni me subvencionet për fermerët për kolegët për familjarët tuaj. O jeni me Ed Ramën o jeni me Shqipërinë, të dyja bashkë nuk bëjnë”,-tha Basha.

SHKARKO APP