Basha: S’ka pazare me Ramën për hir të stabilitetit e jo demokracisë
Në ditën e 74 të protestës kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon qeverinë se po i ofron pazare të pista disa partive opozitare për të hyrë në zgjedhje.
Basha tha se parlamenti është khyer në një noter të qeverisë. “Ajo që ka lindur më 18 shkurt, është më e madhe se Partia demokratike dhe opozita”, tha Basha.
“Kush më kërkon mua shqiptar apo i huaj pazara me Edi Ramën për hir të stabilitetit por jo demokraci duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur më 18 shkurt është më e madhe se PD e Basha. Nuk tërhiqemi nga kauza për zgjedhje të lira. O do kthejmë parlamentin e vërtetë ose do të vazhdojmë betejën për votën e lirë deri në fitore. Do ta fitojmë me çdo kusht e çdo çmim”- tha ai.
Basha akuzon qeverinë se po i ofron pazare të pista disa partive opozitare për të hyrë në zgjedhje.
Basha tha se parlamenti është khyer në një noter të qeverisë dhe se Rama i mbylli gojën Metës dhe pazari për karrigen e presidentit kushtoi 35 milionë dollarë.
“ 35 milionë dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit është çmimi që pagoi Edi Rama për ti mbyllur gojën Ilir Metës që të mos thoshte se s’do të kishte zgjedhje pa opozitën. 35 milionë dollarë për ta ulur në karrigen e presidentit dhe për ti mbyllur gojën. Ky është pazari. Kjo është republika e vjetër, komploti ekonomik që i lë banorët e Shushicës pa ujë kur derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë në planet duke bërë pazare në kurriz të demokracisë”- theksoi kryedemokrati
“Kush më kërkon mua shqiptar apo i huaj pazara me Edi Ramën për hir të stabilitetit por jo demokraci duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur më 18 shkurt është më e madhe se PD e Basha. Nuk tërhiqemi nga kauza për zgjedhje të lira. O do kthejmë parlamentin e vërtetë ose do të vazhdojmë betejën për votën e lirë deri në fitore. Do ta fitojmë me çdo kusht e çdo çmim”- deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.
KOHA JONË SONDAZH

