Basha: Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet, provat janë në tavolinën e Ramës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u është rikthyer më fortë se kurrë akuzave për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka pyetur sot publikisht Ramën se pse nuk e arreston ish-ministrin e Brendshëm.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha shpërtheu në akuza pas arrestimit të Moisi Habilajt, në Itali, si një prej krerëve të bandave të drogës, që sipas tij është kushëriri i Tahirit.

Para mediave, Basha deklaroi sot se erdhi ora e vendimeve të mëdha që Tahiri të arrestohet dhe procesi të nisë pa vonesë:

“Moisi Habilaj njihet si kushuriri I Saimir Tahirit, ministër I Brendshëm I Shqipërisë për 4 vjet. Për 4 vite, PD ka denoncluar lidhjet e Habilajt. Mbi 1400 herë, Rama e ka marrë në mbrojtje, Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të marrë hapat ligjorë ndaj tij edhe pas denoncimit të Dritan Zaganit, ish-shefit të Antidrogës ën Fier, që tha se banda përdorte Audin persnal të Tahirit.

Por Rama hesht prej 24 orësh kur Moisi Habilajt është në pranga.

Partnerët strategjikë prej vitesh dhe prej muajsh i kanë vënë Ramës në dispozicion, materiale të padiskutueshme ndaj Tahirit, rolin e tij si ministër në trafikun e drogës Shqiëpri – Itali.

Rama ka refuzuar të ndërmarrë hetim, por e ka mbrojtur dhe në mandatin e tij e ka emëruar si koordinator të PS me qytetarët. Ne e dimë se është çështje orësh që informacionet e vëna në dispozicion nga partnerët e huaj për lidhjet e Ramës me Ramës do të bëhen publike dhe janë në dispozicion të Ramës.

Çfarë pret Edi Rama: t’I vërë prangat apo ta ekstradojë, si një nga kapitenët e drogës?! Nuk pres ëprgjigje nga Rama. Rama e ka mbrojtur edhe pse e di që ai është mbrojtës dhe përfitues direkt I Habilajve.

 

 

SHKARKO APP