Basha takim me gra dhe vajza: Ose për familjen dhe Shqipërinë ose me Ramën dhe shokët e tij te 7×7=313

Lulzim Basha në takimin me gratë dhe vajzat foli për pikat e programit për familjen. Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes që do të bëhet më 11 maj. Basha tha se qytetarët do të zgjedhin mes një të ardhmeje më të mirë për familjet e tyre dhe Shqipërinë, apo vazhdimit të politikave të Edi Ramës me 7×7=313.
Pjesë nga deklarata
Më 11 maj duhet të bëni një zgjedhje. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është, a besoj tek familja ime, apo besojmë tek Edi Rama, se të dyja nuk rrinë bashkë. A besojmë tek një e ardhme më e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, apoo besojmë tek Edi Rama pas 12 vitesh në krye të vendit. A besoj tek e ardhmja e fëmijëve të mi, a besoj tek një e nesërme më e mirë, apo besojmë tek Edi Rama? Kjo është një pyetje e zhveshur nga tonaliteti elektoral, politik të një fushate elektorale, duhet t’ia bëjmë gjhithësecilit prej nesh, siç keni filluar ta bëni.
Çdo gruaje, çdo nëne, çdo bashkëshorte ku futet në treg dhe kap me dorë ato mallra të konsumit të përditshëm, të të njëjtës cilësi, ose ndonjëherë edhe më të dobëta se ato që blen nëna, bashkëshortja, bija shqiptare e Kosovës, apo e Maqedonisë së Veriut. Dhe shikon që ka një çmim pothuajse dyfish, dhe ky çmim i lartë, se gjithë kostoja e jetesës e ka një shkaktar, është pasojë e korrupsionit. E ka një përgjegjës që nuk i ikën dot përgjegjësisë, edhe pse përpiqen t’i ikin pyetjes ku i ke shokët.
Të jesh me Edi Ramën do të thotë të përzësh fëmijët e tunga familja jote. Do të thotë të pranosh çmimet e shportës ushqimore dy herë më të larta se në Kosovë, se në Maqedoni, se në Greqi. Këto janë pra pyetjet mbi të cilat do të zgjidhet, do të bëhen zgjedhjet më 11 maj. O me Edi Ramën, o me Shqipërinë. O me Edi Ramën, o me familjen tënde. O me Edi Ramën, o me fëmijët e tu, të dyja bashkë nuk shkojnë.