FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha takohet me Presidentin e ri të PE: Mbështetje për Shqipërinë

Kreu i PD, Lulëzim Basha, mori pjesë në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel. Gjatë kësaj konference ai është takuar dhe me kreun e ri të PE, Antonio Tajani. “Në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel mirëpritëm dhe përgëzuam Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP-së në Parlamentit Europian.

Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re.”,- shkruan Basha në Facebook.​

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?