FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha takon Merkelin në Kongresin e CDU: Gjermania na mbështet për negociatat

Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Gjermani, aty ku ka marrë pjesë në punimet e Kongresit të CDU-së.

Basha takoi edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ashtu siç njofton vetë ka kërkuar mbështetje jo vetëm për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Me ftesë të Kancelares Merkel, mora pjesë në punimet e Kongresit të CDU-së, në Essen të Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë Kongresit pata mundësinë të bisedoj me Kancelaren Merkel.

Swiss Digital Mobile Reklama

E falenderova atë për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe shpreha nevojën që ka vendi ynë për mbështetjen gjermane jo vetëm për integrimin në BE, për edhe për të luftuar krimin, korrupsionin dhe për të garantuar demokracinë në vend.

 

Dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se mbështetja e Kancelares Merkel për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jetë e palëkundur”, shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?