Basha takon mjekë, farmacistë dhe studentë: Rama premtoi shëndetësi falas, por pasuroi shokët dhe oligarkët

Lulzim Basha bashku me kandidatët për deputetë, Gazment Koduzi dhe Diana Toma, takuan dhe biseduam me mjekë, farmacistë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë mbi planin tonë për shëndetësinë, në kuadër të fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Basha tha se fondet për shëndetësinë njësoj si fondet e tjera, në 12 vite janë vjedhur nga shokët e Ramës tek 7×7=313, aty ku ka edhe Ilir Beqajn.
”Të vjedhësh fonde të cilat shkojnë për të shpëtuar jetë, foshnjesh, prindërish, të moshuarish, ky është pastaj në kufij me krimin kundër njerëzimit. Është pse e ke o Rame Ilir Beqajn tek 313-ta? Ti premtove shëndetësi falas, ti ke Ilir Beqajn tek 313-ta. Pse? Sepse i gjithë sistemi shëndetësor është përdorur nga fillimi deri në fund vetëm për të pasuruar shokët e kryeministrit.
Thënë me fjalë të tjera, o do pasurosh shokët e e kryeministrit, ose do bësh reforma në shëndetësi. O do pasurosh shokët dhe se kam fjalën vetëm për ministrat, e kam fjalën edhe për oligarkët e shëndetësisë, e kam fjalën edhe për mafien e barnave, ose do i shërbesh pacientit ose familjarit të pacientit në Shqipëri, të dyja bashkë nuk qëndrojnë”,-tha Basha.