FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha thirrje ambasadës amerikane në Tiranë: Hiqjani vizën Edi Ramës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha duke folur te çadra e protestës sot i kujtoi kryeministrit Edi Rama pagesën prej 80 mijë dollarësh për foton me ish-presidentin amerikan, Barack Obama.

Basha i kërkoi ambasadës amerikane në Tirnaë t’i heqë vizën Edi Ramës për shkelje të ligjit për donacione elektorale. “Ambasada amerikane t’i heqë vizën kryeministrit Rama në shkelje të ligjit për donacionet elektorale”, u shpreh Basha.

Po sot, Lulzim Basha ka postuar sot në statusin e tij Facebook një video promocion ku thuhet se Shqipëria ngrihet për Republikën e Re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon promocion të shpërndarë nga kryetari i PD-së Basha, thuhet se: “62 ditë qëndresë në sheshin e lirisë. Bashkimi më i madh popullor për demokraci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijëra njerëz të thjeshtë, intelektualë, artistë dhe sipërmarrës, së bashku me miq të lirisë nga mbarë bota janë ngritur për demokracinë e vërtetë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Kundër drogës krimit dhe korrupsionit, për ëndrrën dhe aspiratën europiane, për republikën e re, republika e mundësive për çdo shqiptar, republika e demokracisë së vërtetë”, thuhet në videon promocion të shpërndarë nga lideri i opozitës Basha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?