FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha tregon mediat ‘fake news’: Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama Online

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Çadra e Lirisë, ka shpallur konkursin e mediave të rreme (Fake News).

Për këtë javë, Basha tha se mediat fake news janë Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama online.

“Sot mediat konvencionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit. Nga sot ne nisim konkursin e Fake News për javën që mbyllim. Këtë javë kemi dy kampionë për fat të keq: Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama Online. Top-Channel për interpretimin allasojçe të deklaratës sime. Rama dje tha se Vetigun e shtyn pas zgjedhjeve kurse unë thashë se ai do të bëhet menjëherë pas qeverisjes zgjedhore dhe sipas konensusit të 22 korrikut të kaluar. Fake News, Top-Channel e dha lajmin e parë sikur Basha tha Vetingu pas zgjedhjeve, kurse unë e thashë pas qeverisë zgjedhjeve. Edhe BalkanWeb dhe Panorama bashkë me të lidhur me deklaratën e DASH. Harroje Edi Rama se mund të bësh zgjedhje pa opozitën. Kjo kërkesë e arsyeshme e standardit të demokracisë më të madhe në botë e merr BalkanWeb me porosi dhe e kthen me porosi për opozitën. Fake News Balkan Web: Lajme falco, turp të keni! Që nga sot, do t’i strukturojmë pak më mirë po këto të dyja nuk kishin si të mos meritonin vendin e parë”, u shpreh Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim Basha sulmon Ramën dhe ata që ai i quan “mercenarë të paguar nga Sorosi” se do të kapë drejtësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetting menjëherë pas qeverisë teknike sipas konsensusit të 22 korrikut dhe nuk ka nevojë ta kushtëzojmë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?