FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: U mbushën 50 ditë të lëvizjes së madhe, historike dhe transformuese’

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, iu është drejtuar mëngjesin e sotshëm, me një mesazh shpresëdhënës e kurajoz, qytetarëve shqiptarë që janë përfshirë në protestën për zgjedhje të lira në Shqipëri. Ai shkruan në rrjetet sociale:

“Sot u mbushën 50 ditë, 1200 orë, të qëndresës sonë historike. Janë miliona orë të jetës së qindra mijëra shqiptarëve, në bashkimin më të madh popullor për liri dhe demokraci të vërtetë.

Qëndresa jonë nisi si domosdoshmëri, vazhdoi si sakrificë dhe sot ajo është kthyer në shpresën dhe ëndrrën për të ardhmen e Shqipërisë. Kush e përjetoi dhe e përjeton këtë qëndresë ka krenarinë e jashtëzakonshme, siç e kam unë sot si bashkëqytetar i juaji, bashkëkombës i juaji, shqiptar si shqiptarët e sheshit të lirisë, shqiptar si shqiptarët e qëndresës së lirisë, shqiptarë e patriotë si pjesë e kësaj lëvizje të madhe, historike dhe transformuese.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?