Basha uron Joe Biden për fitoren
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për fitoren e këtij të fundit në SHBA. Basha thotë se Shqipëria është krenare për miqësinë dhe aleancën me SHBA. Lideri i opozitës shton se ai dhe PD, shpresojnë të vijojnë punën me aleatët amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet e përbashkëta.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Urimet e mia më të ngrohta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë.
Shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.
KOHA JONË SONDAZH

