FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Vettingu, të ridërgohet në Venecia pasi ka gabime në përkthim

Vettingu si pjesë e reformës në drejtësi, i cili lidh Shqipërinë në rrugën për hapjen e negociatave për anëtarësimit, ka marrë një tjetër vërejtje.

Burime nga grupi i Partisë Demokratike kanë pohuar se në mbledhjen e sotme të grupit, në diskutim ishte ligji për Vettingun, pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Burime pranë selisë blu theksuan se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka informuar Gjykatën Kushtetuese dhe Parlamentin që të ripërsëris edhe njëherë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias për Vettingun. Burimet theksuan se përkthimi i Kushtetutës dhe Vettingut ka gabime të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të ripërsëris kërkesën ndaj Venecias. Do informojmë zyrtarisht Venecian për këtë problem.”, mësohet të jetë shprehur Basha para grupit parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?