Basha viziton familjen në nevojë në Lundër: Qeveria jonë do të mendojë për njerëzit. Më 25 prill fiton Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një familje në nevojë në Lundër, ku u njoh më nga afër më hallet dhe shqetësimet e familjes.

Gjatë bashkëbisedimit me familjarët, kryedemokrati tregoi angazhimet e qeverisë pas 25 prillit. Sipas tij, do të ketë tekste falas për nxënësit deri në klasën e nëntë, studim dhe drekë në shkollë si dhe mbështetje të plotë për tarifat e universitetit për studentët nga familje me të ardhura minimale.

Deri në klasë të 9-të do të ketë këtë përkrahje. Tekste falas, deri në klasë të 9-të tekstet do të jenë falas, por tekste të reja. Ne e kemi propozuar këtë në vitin 2017-të. Këta nga viti 2018-të e bënë por e bënë me një marifet, që jo po duhet të jetë, nuk duhet ta zhgarravisësh, duhet ta kthesh prapë. Jo, jo! Shqipëria i ka mundësitë për t’i blerë tekste falas çdo fëmije. Do kenë tekstet falas dhe do kenë këtë regjimin pas shkolle, ku do kenë mundësi, do t’i pajisim edhe me teknologji, se jo vetëm pandemia që i detyrojë që i detyrojë tani të punojnë me lap-topa, me tablet e me celularë, po kush ka, a keni ju? Me çfarë e bëni mësimin juve, online apo në shkollë?”, tha Basha ndër të tjera.

SHKARKO APP