Basha:Çohuni rini t’i përmbysim me forcë klikën e krimit dhe korrupsionit!

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në përkujtimin e 69 vjetorit të kryengritjes anti-komuniste të Postribës. Basha shprehu vlerësimet për kurajon dhe sakrificën e patriotëve të Postribës që u ngritën kundër shtypjes së regjimit komunist në vitin 1946, dhe tha se ajo lëvizje është frymëzim për qytetarët dhe rininë e sotme për të mos u pajtuar me format e reja të shtypjes, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të dhunimit të votës e sundimit të krimit.

“Çohu rini e Shqipërisë, ju keni në genet tuaja fisnike mosmposhtjen nga diktatura e Enver Hoxhës, ju nuk mund të pranoni kurrë diktaturën e krimit, diktaturën e bandave, diktaturën e korrupsionit. Bashkë do ti largojmë e do të kthejmë amanetin e martirëve të Postribës për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri perëndimore që ecën krah për krah dhe e nuk i sfidon aleatët euroatlantikë, në aleancë me krimin siç bën Ilir Meta e Edi Rama. Çohu rini e Postribës me baballarë, me  të rinj me të reja, me Partinë Demokratike, t’i japim fund këtij regjimi të korruptuar e të hapim rrugën edhe një herë për Shqipërinë në Evropë”, tha Lulzim Basha

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?