FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Bashkëpunëtorë në arrestimin e Berishës’/ Boçi: Mbështetësit e Bashës të lumtur! Patericë e qeverisë

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se aktualisht në fuqi për statusin e PD është vendimi i gjyqtarit Zhukri dhe se kjo parti drejtohet nga Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Boçi akuzoi grupimin e Lulzim Bashës se është bërë patericë e qeverisë.

Boçi: Partia Demokratike zyrtare është vendimi i Zhukrit. Zyrtarisht Parlamenti nuk konsideron Gjykatën dhe njeh zyrtarisht një palë. Mbështetësit e Bashës e kanë pritur me një lloj kënaqësie anormale këtë lloj arrestimi dhe është pararendur nga deklarata që vijnë nga përfaqësues politike që kanë vënë në fokus të sulmit të tyre Sali Berishën dhe Partinë Demokratike në një sulm krejtësisht absurd. Opozita ka një fokus politik të pandryshueshëm që është lufta me mazhorancën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të bëhesh patericë e qeverisë, të çon të bësh arsyetime të tilla. Kjo pjesë bën opozitën e opozitës dhe bën opozitën e qeverisë. Këtë nuk e bëjnë nga papjekuria. Kanë shprehur pjesën e kënaqësisë dhe madje janë kontributor pasi sulmi i tyre nuk është ndaj Edi Ramës por vetëm ndaj kreut të Partisë Demokratike. Sulmi i tyre nuk është vetëm ndaj Zt.Berisha por edhe ndaj demokratëve. Mund të jenë të motivuar në përballje me demokratët por jo me qeverinë dhe ky është gabim fatal. Nuk mund të prodhosh politikë duke luftuar veten, historinë tuaj dhe për më tepër ata që i ke përfaqësuar”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boçi komentoi edhe deklaratat e Lulzim Bashës. “Nuk para e ndjek zt.Basha. ishte pjesë e humorit të përditshëm dhe e ndoqa. Ai i ka zhvleftësuar vetë deklaratat e tij. Në asnjë moment nuk ka bërë zgjidhjen e duhur politike në Partinë Demokratike dhe tani në një moment të vështirë të jetës së vet politike, nuk bën zgjidhjen e duhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?