Bashkëpunim me PS? Këlliçi: Rama është problemi, s’mund të jetë zgjidhja. PD ka gati dosjen për 25 prillin

Një nga kandidatët më të votuarit të PD-së në zgjedhet e 25 prillit, është edhe kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi. I ftuar në ”Ora News”, ai shprehet se është kundër një bashkëpunimi mes Partisë Demokratike me Edi Ramën, pasi ky i fundit bëri një ftesë të tillë më 27 prill. Për të Edi Rama është e keqja e Shqipërisë.

”Gjëja e fundit që duhet të ndodh në këtë vend është që PD të qeverisë me Edi Ramën. I njëjti Edi Rama i drogës është, nuk ka ndërruar, mbushi Shqipërinë me kanabis, i njëjti që ka vjedhur buxhetin e shtetit. Është vendimi më i gabuar që PD të qeverisë me Ramën. Edi Rama është problemi nuk mund të jetë Edi Rama zgjidhja. Çdo orë që Edi Rama është në pushtet është një orë e humbur për vendin tonë, çdo orë që Rama është në pushtet është një shans më pak për një të ri në vend”,-tha Këlliçi.

Po ashtu Këlliçi tha se PD po përgatit një dosje me shkeljet që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore, për t’ia kaluar OSBE/ODIHR dhe kancelarive europiane.

”Po përgatitet një dosje vuliminoze nga ana e PD-së, për tu paraqitur pran OSBE/ODIHR, pranë të gjithë kancelarive europiane, për të gjithë shkeljet që janë bërë në fushatë. Kam takuar qytetarë që kishin pikëpyetje për programin tonë, por nga ana tjetër pala kundërshtare nuk kishe një program. Edi Rama është e keqja e këtij vendi, është Edi Rama që ka larguar 500 mijë qytetarë nga ky vend. Edi Rama është problemi I këtij vendi. Po përgatitet e gjithë pjesa e denoncimit”,-theksoi më tej.

SHKARKO APP