Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:37 Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi Shtëpia e Bruno Fernandes në Cheshire është grabitur nga tre persona të maskuar, ndërsa kapiteni i Manchester United ndodhej në Itali për një ndeshje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Bashki me burime natyrore, njerëzit të varfër”/Kryemadhi: LSI në Roskovec forcë e parë, 25 prilli një Referendum

Politikë E diel, 21 Mars 2021 12:58
”Bashki me burime natyrore, njerëzit të varfër”/Kryemadhi: LSI në Roskovec forcë e parë, 25 prilli një Referendum
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të diel ka prezantuar në Roskovec kandidatët për deputetë. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se 25 prillin duhet që ta kthejmë në referendum. Nga ana tjetër, teksa tha se kjo bashki është e pasur me burime natyore, por që njerëzit janë të varfër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Në fakt ju falënderoj të gjithëve që jeni sot këtu edhe pse është e diel ditë pushimi dhe shumë ftohtë ditë me shi por ju keni gjetur kohë për të ardhur dhe ky është suporti më i madh. Në ditët e sotme është shumë e vështirë në kuadrin dhe të problematikave që kanë njerëzit pandemia në një anë, ekonomia në anë tjetër, vështirësia e lëvizjes, varfëria që ka pllakosur në familjet e Roskovecit është aq prezente saqë i bën të pamundura takimet politike. 

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Angazhimi edhe i Gogos por edhe i Astritit dhe i të gjithë njerëzve na japin mundësinë dhe kurajën për të ecur dhe për të mos u ndalur. Të dalësh forcë e parë në Roskovec nuk do të thotë të bësh llogari matematikore. Të dalësh forcë e parë në Roskovec do të thotë të marrësh përgjegjësi për të zgjidhur hallet dhe problemet e qytetarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër që sot Roskoveci edhe pse është Bashkia më e pasur përsa i përket burimeve që ka nëntoksore por dhe atyre mbitokësore me sera me bujqësi me të gjitha njerëzit janë më të varfër se kudo tjetër. Dhe kjo vjen për shkak të keqmenaxhimit, shpërdormit, shfrytëzimit dhe mos kthimin e  kokës mbrapa për njerëzit të cilët ju kanë dhënë votën në kaq vite. Njerëzit janë të pakënaqur nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes”,-tha Kryemadhi.

Nga ana tjetër, Kryemadhi tha se vota e tyre kundër Rilindjes, është një ndëshkim për atë që nuk mban premtimet dhe vlerësim për atë që ju përgjigjet dhe ju mban afër.

”Njerëzit janë të rraskapitur, nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes. Por ne nuk merremi me mos mbajtjen e premtimeve të rilindjes. Ne do të ua kujtojmë njerëzve sepse njerezit duhet ti japin forcë votës së tyre. Që të votosh sot, duhet ti bëjnë jo veç Ramës, rilindjes, kryetares së Bashkisë, por çdo partie politike, kandidatë, që ti japin forcë votës. Do të thotë që vota juaj është ndëshkim për atë që nuk mban premtimet dhe vlerësim për atë që ju përgjigjet dhe ju mban afër. Unë jam e bindur që ne, jo veç do të jemi pranë jush, por duke gjetur pikat e kontaktit, njerëzit e duhur, djem e vajza tuaja, do të jenë ata që do ta përfaqësojnë denjësisht jo veç Roskovecin, por do të ju përfaqësojnë denjësisht më shumë se Roskovecin.

Sot Roskoveci ka kudo djem e vajza të shkolluar dhe nuk kthehen më këtu, por punojnë në call center, kamarier, kanë ikur në emigrim, por asnjë nuk kthehet në Roskovec. Të shikosh që Roskoveci ka hapësira pa fund. Nëse ne do të rrisim investimet, do të krijojmë punë të mirëpaguar për familjet dhe të rinjtë e Roskovecit, jam e bindur që shanset për të pasur një qytet dinjitoz, por edhe një klasë politike dinjitoze, për të pasur mjekë dinjitoz. Sot kemi Besën këtu që është specializuar. Por nëse Besa nuk punësohet për arsye të bindjeve politike, nëse ne do të mbyllim spitalet për arsye financiare që të shkojnë veç tek spitali i rilindjes, normale që njerëzit do të ikin, do të lënë tokat djerrë. Por ka ardhur momenti që në 25 prill ta kthejmë në referendum. Të votojmë djemtë e vajzat tuaja, që ju përfaqësojnë, ata njerëz që kanë shanse e mundësi për të luftuar për ju.

E them këtë sepse ashtu siç e ka shfrytëzuar dhe e kanë mjelur Roskovecin, me deputetë, kryetarë bashkie, pushtetarë, sot ka ardhur koha që ju ti milni ata. Të ua merrni pushtetin dhe të ua jepni djemve e vajzave tuaja. Mos u merrni më me flamujt politikë, sepse është shumë e rëndësishme sot që të jepni votën aty ku gjeni veten, ku përfaqësoheni, aty tek ata djem e vajza që ua hapin telefonin dhe ju përgjigjen.

Unë jam e bindur, sot më shumë se kurrë se në Roskovec jo veç do të dalim shumë mirë, por do të jemi forcë e parë se të mendosh në një qytet të braktisur të keq kaq shumë burra, gra, djem, që të na japin shansin dhe mundësinë për të kontaktuar me ju është një shans i madh. Në një ditë të tillë sot, dimri, sepse dimri kur ikën ikën me vështirësi edhe ky i rilindjes ikën me vështirësi, por do të ikën në 25 prill, ka marrë fund kjo punë. Qëllimi ynë është të krijojmë mundësi punësimi për njerëzit, të garantojmë fermerët e Rosovecit të shesin prodhimet, të kenë punë, rritje ekonomike, të kenë mundësi dhe të jetojnë të qetë e të lumtur në qytetin e tyre”,-tha më tej kryetarja e LSI-së.

Etiketat e lidhura

Monika Kryemadhiroskovec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 5 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 11 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 31 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 32 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.