Bashkia e Tiranës instalon ndriçim LED në Bulevardin ”Bajram Curri” dhe ”Zhan d’Ark”

Rrugët e Tiranës kanë nisur të ndriçojnë më fort ditët e fundit, duke i krijuar qytetarëve mundësinë që të lëvizin lehtësisht edhe përgjatë orëve të natës.

Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim e ri led në akset kryesore të kryeqytetit. I tillë është dhe ndriçimi i vendosur sëfundmi në Bulevardin ‘Bajram Curri” dhe në bulevardin “Zhan d’Ark”. Kjo është një masë në kuadër të kujdesit të shtuar për sigurinë e pedaluesve, këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Llambat LED përdorin shumë më pak energji sesa ndriçuesit fluoreshentë. Ata përdorin 75% më pak energji sesa ndriçuesit inkandeshentë. Përveç kursimit në faturën tuaj të energjisë, LED-të kanë një jetëgjatësi shumë herë më të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?