FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkia Tiranë mirëmban infrastrukturën rrugore

Një tjetër lagje në kryeqytet i është nënshtruar rehabilitinit të plotë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga puna që po bëhet në zonën e Freskut në kryeqytet, e mbushur me ndërtime kryesisht pas viteve ‘90.

“MIRËMËNGJES
Nga super ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve që u kujdesën për infrastrukturën rrugore në zonën e Freskut”, shkruan Veliaj.

Mjetet e Bashkisë kanë bërë asfaltimin e rrugëve të kësaj lagje, duke plotësuar një kërkesë të banorëve. Krahas asfaltit, rrugët janë dhe me trotuare dhe me ndriçim. Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar se Bashkia do të ndërhyjë në mënyrë kapilare në çdo lagje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?