Bashkim Zeneli shkruan: Kur kryeministri Nano donte të shkarkonte ministrin Ben Blushi se hante drekë me deputetin dhe botuesin Nikoll LESI

Ish-ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli ka botuar një libër me kujtime, ku pjesë e saj është edhe një ngjarje me Ben Blushin dhe Nikoll Lesin.

Bashkim Zeneli mbetet një prej ambasadorëve më profesionistë në historinë e ambasadorëve të Shqipërisë.

Kur Fatos Nano ishte në Athinë (viti 2004) donte të shkarkonte Ministrin Ben Blushi se hante drekë me deputetin dhe botuesin Nikoll LESI. Dihet konflikti mes kryeministrit Nano (viti 2003-2005) dhe deputetit Lesi, konflikt që përfundoi me duel në sallën e parlamentit, kur kryeministri kërkoi me anë të Gjykatës së Lartë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit vetëm se ai kishte botuar në KOHA JONE fakte komprementuese për qeverinë e tij dhe atë personalisht. Por deputeti-botues e mposhti kryeministrin me votë të fshehtë ku mori 73 vota pro tij (8 nentor 2004) duke sjellë më pas edhe rrëzimin e shefit të qeverisë në vitin 2005.

Pjesë nga libri i Ambasadorit të njohur Bashkim Zeneli:

Meqë po shkruaj për kujtime e meqë më lart fola edhe për thashetheme e trillime që vinin këtu nga zyrtarë të lartë shqiptarë e për zyrtarë të lartë, nuk do ta mërzis lexuesin për të folur edhe për një ndodhi.

Tek ishim ulur për një kafe, në pritje për të vazhduar me një takim të radhës në Athinë zotit Nano i bie zilja e celularit dhe me ato që thuheshin nga ana tjetër, u bë shumë nervoz e nisi të shajë.

E morët vesh? – iu drejtua gjithë nervozizëm tavolinës.
– Po ha drekë me… te Piaca. Ju kam thënë për të? E shihni tani?– Nuk reagoi njeri.
Do ta shkarkoj që tani si ministër, e ka mbushur kupën…
– Mirë do të bësh,– i tha njëri në tavolinë.
– Mirë do të bësh, shumë mirë…,-tha tjetri në tavolinë.

Ndërhyra:
– Të lutem, lëre telefonin…
– Ç’më flet edhe ti,-m’u drejtua i nervozuar- Ku di ti se ç’bëhet. Po punojnë pas shpinës sime.

– Dakord,-iu përgjigja- unë vërtet nuk di asgjë, por këto punë nuk bëhen nga Athina. Do thonë: kryeministri shkarkon ministrin nga Athina. Nuk shkon. Prit deri nesër a pasnesër. Do interpretohet në shtyp edhe se mos i kanë thënë grekët. Asgjë nuk ndreqet me sot e me nesër… Ç’janë këta njerëz që të vënë në dijeni se në Piaca po hanë drekë ministri me gazetarin e njohur, deputet, kur je në Athinë për vizitë zyrtare? Pret puna për dy ditë.

-Mirë, do merrem me të sapo të shkoj në Tiranë, do të fliste, po me inat, Kryeministri Nano.

Unë nuk e dija hollësisht konfliktin, por vetëm dija për përplasjen e kryeministrit me gazetarin e njohur rebel, deputet në Kuvend, Nikoll Lesi. Sidoqoftë, ministri që u nis të shkarkohej nga Athina, më 6 maj 2004, ashtu, në nerv e sipër, nga një telefonatë nga Tirana, mbeti ministër deri në zgjedhjet e qershorit 2005, kur PS-ja humbi betejën elektorale. E do të zgjidhej deputet i saj!

Fatos Nanon, midis të tjerave, pa epitete e vlerësime pozitive, e rrethonin edhe intrigantë, shpifës, puthadorë, lajkatarë. Dhe nuk e di sa i kuptonte, sa i njihte./Nga libri i Bashkim Zenelit/

Ja disa faksimile të duelit Nano-Lesi, kur ishte kryeministër Fatos Nano (kliko mbi sejcilën):

nano1 nano2 nano3 nano4 nano5 nano6 nano7 nano8 nano9 nano10 nano12 nano13 nano14 nano15 nano16 nano17 nano18 nano19

SHKARKO APP