Bashkimi Europian harton planin 2030, ka shpresë për anëtarësimin e Shqipërinë

Brukseli ka një pasqyrë të qartë sesi të veprojë me shtetet kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Një grup ekspertësh franko-gjerman kanë punuar një raport dhe ata sugjerojë vitin 2030, si vit për zgjerimin e BE-së. Teksti i propozimeve titullohet “Një lundrim në det të hapur” ka nënvizuar sfidën për integrimin e mundshëm të rreth dhjetë vendeve në BE.

“Ky ende nuk është një propozim zyrtar i qeverive tona, por një raport i një grupi ekspertësh të pavarur franko-gjerman që na ofrojnë disa opsione për zgjerimin e BE-së. Ky material voluminoz na udhëzon që të bëjmë një plan reformash në BE përpara zgjerimit të plotë me këto shtete. Ne dhe Gjermania kemi besim se reforma e pjesshme institucionale e BE-së do të jetë e mundur brenda këtij viti”.

Unanimiteti ka penguar Shqipërinë nga shtete që kanë kërcënuar me veto. Liderët e BE-së do të vendosin në muajin dhjetor nëse do kenë negociata për pranimin e Ukrainës, Moldavisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?