Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:44 Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet Lara Colturi po kalon një moment fantastik në Kupën e Botës në ski alpine. Fitorja e arritur të shtunën në pistën e Gurgl, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Bashkimi Europian rrëzon qeverinë “Rama”. Akti minimal i Ramës, dorëheqja!

Bashkimi Europian rrëzon qeverinë “Rama”. Akti minimal i Ramës, dorëheqja!

Editorial
E mërkurë, 2 Dhjetor 2020 11:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani-

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë shtyrë dje vendimin për çeljen e negociatave zyrtare me Shqipërinë. Ndryshe nga vitet e tjera, ku kishte gjithmonë një alibi për shtyrjen, këtë herë Brukseli flet troç kundër qeverisë në Tiranë. Vendimi praktikisht është refuzim ndaj mazhorancës në Shqipëri. Sipas dokumentit të ambasadorëve të vendeve BE, Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe po tenton të kalojë në kuvend ligjin e diskutueshëm kundër mediave. Këto kushte duhet të ishin plotësuar brenda muajit dhjetor dhe BE thotë hapur se përgjegjësia për këtë është e qeverisë. Por, jashtë asaj që shkruhet në dokumentin diplomatik të BE-së, ka dhe arsye të tjerë që kanë penalizuar Shqipërinë. Në mbledhjen e vendeve anëtare, kanë qenë jo 2 apo 3 shtete kundër Shqipërisë, por 10 të tilla. Problem për Shqipërinë nuk është vetëm mos funksionimi gjykatave, por klima politike dhe demokracia institucionale është shumë larg një vendi normal. Miratimi i reformës zgjedhore të njëanshme nga PS ka qenë ajo që i ka vënë kapakun refuzimit të vendeve të BE. Ndryshimi i Kodit Elektoral duke mos pyetur për të gjitha paralajmërimet e BE kanë bërë që vendet anëtare të shohin qeverinë e Edi Ramës, si një rrezik real për zhvillimet politike dhe demokracinë në vend. Ndërkohë, tentativa për kapjen e reformës në drejtësi si dhe degradimi i gjithë institucioneve kushtetuese në Shqipëri, kanë krijuar përshtypjen në disa vende të BE se në Shqipëri po vendoset një regjim problematik. Alarmi për këto zhvillime është ndezur prej kohësh nga opozita, por duket se aktet e fundit të kabinetit “Rama” kanë krijuar shqetësime serioze në BE për rrugën që po merr Shqipëria.  Korrupsioni, krimi i organizuar dhe çështjet e tjera që janë gjithmonë pjesë e shqetësimeve të BE kanë qenë gjithashtu pjesë e arsyeve të refuzimit të BE ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Të gjitha këto probleme të qeverisjes së Edi Ramës, bënë që këtë herë të ishte vet kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që paralajmëroi dy ditë më parë bllokimin e negociatave. Qëndrimi i Gjermanisë ndaj Shqipërisë është dhe më i rëndi. Kjo për faktin se personalisht Kancelarja Angela Merkel ka qenë avokatja e integrimit të Shqipërisë në BE dhe politika gjermane ka mbështetur gjithmonë integrimin e vendit. Gjermania ka ndërhyrë dhe kur Franca, Danimarka, Holanda dhe vende të tjera kanë qenë kundër Shqipërisë.  Këtë herë, keqqeverisja e Edi Ramës ka bërë që dhe miqtë e Shqipërisë pro integrimit të mos gjejnë më argumente për ta mbështetur. Edi Rama i ka zhgënjyer jo vetëm ata që e votuan dikur këtu në Shqipëri, por tashmë edhe partnerët e vendit tonë në BE, të cilët e shohin këtë mazhorancë si problemin real të Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dështimi i radhës me negociatat nuk po trajtohet as si lajm nga mediat afër qeverisë dhe ministrat, deputetët dhe gjithë rilindasit po mundohen ta anashkalojnë si fakt. Kjo është hera e shtatë që qeverisë “Rama” i mbyllet dera në fytyrë në Bruksel. Asnjë qeveri para kësaj, me kaq shumë lobime dhe ndikime në Bruksel, nuk ka regjistruar kaq shumë dështime me negociatat në dy mandate. Janë 7 vite të çuara dëm për vendin dhe pasojat e kësaj keqqeverisje do t’i ndjejmë për shumë kohë në raport me BE.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendimi i djeshëm i Brukselit shkon përtej çështjes së dy tre kushteve që thuhen në dokumente. Refuzimi nuk është një jo ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve, por një shuplakë ndaj qeverisë “Rama” dhe modelit të Rilindjes. Vendet e BE po e thonë qartë se me këtë qeveri, me këtë korrupsion, abuzim dhe deformim të demokracisë që ka në Shqipëri nuk mund të hapen negociata. Mesazhi i BE vlen për qytetarët Shqiptarë dhe duhet lexuar qartë. BE nuk pranon Rilindjen dhe qeverisjen “Rama”. Ndaj dhe për negociatat BE do të flasë seriozisht pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur Rilindja të ketë ikur dhe të as të mos e çojë në mendje se mund të prekë votat./Mili Xhani/

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet
Tani

Lara Colturi merr kreun e Kupës së Botës, skiatorja shqiptare shkëputet nga rivalet

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania
Para 7 minutash

Duka flet për Brajan Grudën: Provuam, por zgjedhja e tij ishte Gjermania

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 10 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 12 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.